Exit poll-et në Kosovë/ Gazetarja: Rezultat ku të gjithë janë të lumtur dhe të trishtuar! LVV maksimumi 44%

21:01, 09/02/2025

Analistja Alisia Braho, e ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, ka folur për exit poll-et e zgjedhjeve në Kosovë, ku sipas tyre, LVV pritet të marrë 40.3%, PDK 21.4%, LDK 19.3% dhe AAK 7.32%.

Sipas gazetares, ky është një rezultat ku të gjithë janë të lumtur dhe të trishtuar.

Duke u ndalur te deklaratat e Albin Kurtit se kërkonte 500 mijë vota në këto zgjedhje, Braho u shpreh se me këtë tablo të paraqitur deri tani, duket se kryeministri ka pësuar një humbje.

Braho: Në ndryshim nga zgjedhjet e fundit parlamentare ato të 2021-shit, ka pasur exit polle disa ditë dhe javë më parë. Për fat të keq Kosova njihet për exit polle të pasakta në përgjithësi deri më sot, ku e dëshmuan edhe zgjedhjet lokale që nxirrnin fitues forca të tjera dhe në fund doli fitues Përparim Rama i LDK-së.

Unë e kam quajtur një rezultat ku të gjithë janë të lumtur dhe të trishtuar. 40.3% LVV në vend të parë, 21.4% PDK dhe 19.3% LDK e Lumir Abdixhikut, 7.2% AAK e cila vjen si surprizë se pritej që të mos e kalonte pragun.

Për sa i përket këtij rezultati, nëse Albin Kurti do ta kishte ndërtuar narrativën e tij jo si referendum ku kërkonte 500 mijë vota dhe sot do të quhej fituesi legjitim i këtyre zgjedhjeve. Por duke qënë se ai tha që nuk do të bëj asnjë koalicion dhe kjo ishte para zgjedhjeve dhe mbetet për të parë se cili do të jetë reagimi i tij pasi të shikojë këtë rezultat, i cili është pa votën e diasporës, ku pritet që të jetë për LVV në 3-4% dhe mund të shkojë deri në 44% maksimumi. Me këtë tablo ai duket sikur ka pësuar një humbje. Premtimi për referendum me 500 mijë ‘zemra’ nuk e arriti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco