Mbyllja e votimeve/ Kurti-qytetarëve: Sot është dita D e demokracisë, kush s’ka votuar të shkojë sa më parë

Mbyllja e votimeve/ Kurti-qytetarëve: Sot është dita D e demokracisë, kush s’ka votuar të shkojë sa më parë

17:38, 09/02/2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një apel të fundit për qytetarët që të dalin dhe të votojnë para mbylljes së qendrave të votimit.

Në një postim në Facebook, ai e ka quajtur ditën e sotme “Dita D e demokracisë” dhe u ka kërkuar qytetarëve të nxisin familjarët dhe miqtë e tyre që ende nuk kanë votuar të shkojnë në qendrat e votimit sa më parë.

Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme,” ka theksuar Kurti në mesazhin e tij.

Kryeministri i ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe ka nënvizuar rëndësinë e votës për të ardhmen e vendit. 

Postimi i plotë: 

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!
Ju falemnderit,
Albin Kurti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco