Haradinaj i lumtur që votimet e deritashme kaluan pa incidente serioze

Haradinaj i lumtur që votimet e deritashme kaluan pa incidente serioze

17:32, 09/02/2025

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është shprehur i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz.

Nëpërmjet një postimi, ai thotë se meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese.

“Jam shumë i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz dhe në një frymë tolerante e krejtësisht demokratike. Meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese”, ka shkruar Haradinaj,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco