Isuf Kurtaj: Kosova vazhdon traditën e mirë të procesit zgjedhor

17:00, 09/02/2025

Kosova sot është në ditë zgjedhjesh, ku do të përcaktohet se kush do të jetë drejtuesi i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Gazetari Isuf Kurtaj, në lidhje direkte në Syri TV me moderatorin Arnold Kariqi, tregon për atmosferën në Prizren, teksa sipas tij, Kosova vazhdon traditën e mirë të procesit zgjedhor.

“Sot kam dalë që në orët e para të mëngjesit për të parë atmosferën për këto zgjedhje dhe në Prizren është dukur si një ditë feste.

Në Kosovë ka një traditë të mirë përsa i përket organizimit të procesit zgjedhor dhe prej vitesh nuk ka pasur incidente serioze.

Nga ajo që kemi parë deri tani, i bashkëngjitet traditës së mirë të zgjedhjeve në Kosovë.

Në 8 palë zgjedhje që janë zhvilluar deri më sot, procesi është kryer në kohë reale dhe pa incidente të mëdha.

Ajo që dua të them është se gjatë paradites nuk kishte shumë votues, por gjatë pasdites kur shkova të votoj, pashë një numër të madh të njerëzve që i ishin drejtuar qendrave të votimeve”, tha gazetari nga Kosova, Isuf Kurtaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco