Voton presidentja e Kosovës, Osmani: Sot ditë vendimtare, suksese atyre që kandidojnë në zgjedhje

Voton presidentja e Kosovës, Osmani: Sot ditë vendimtare, suksese atyre që kandidojnë në zgjedhje

12:02, 09/02/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Osmani, e cila ka pritur rreth 20 minuta në rradhë për të votuar, ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu. 

Pas votimit, Osmani ka mbajtur një deklaratë për mediat, ku ftoi qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Presidentja tha se e sotmja është një ditë vendimtare pasi nga këto zgjedhjet zgjidhet parlamenti i ri. Osmani i uroi suksese të gjithëve atyre që kandidojnë në zgjedhje.

“Faleminderit që pritët bashkë me mua, derisa më erdhi radha të votoj në këtë ditë të rëndësishme. Kosova është vendi më i zhvilluar në rajonin tonë. Është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre, duke marrë pjesë në një proces, nga i cili zgjidhet parlamenti dhe ka rëndësi në jetën e të gjithëve. Është ditë e mirë me diell, besoj është më e lehtë të votohet. I uroj suksese të gjithë atyre që kandidojnë në këto zgjedhje, shpresoj që e mbara t’i prijë Kosovës”, tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco