Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje [LVV], Albin Kurti ka votuar në vendvotimin te Fakulteti Ekonomik në Prishtinë.
Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.
Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që nga pavarësia. Inkurajoj secilin qytetar të votojë. Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, tha Kurti
© SYRI.net