Jashtë rregullave/Lista Serbe votojnë në mënyrë të organizuar në veri

Jashtë rregullave/Lista Serbe votojnë në mënyrë të organizuar në veri

08:55, 09/02/2025

Në Mitrovicë të Veriut, qytetarët serbë kanë nisur votimin për zgjedhjet parlamentare.

Ata u mblodhën në qendër të qytetit dhe si në të kaluarën, bashkërisht iu drejtuan qendrave të votimit së bashku me liderët e Listës Serbe.

Kjo është hera e parë që qytetarët në veri u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore.

Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Lista Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

Në dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar është: 106.029.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco