Kreu i KQZ-së bën thirrje për proces të qetë zgjedhor e demokratik

Kreu i KQZ-së bën thirrje për proces të qetë zgjedhor e demokratik

07:50, 09/02/2025

Qytetarët e Kosovës sot do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, nga ketu do të zgjedhin 120 ligjvënës mes 28 subjekteve politike në garë, zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë. Partitë politike tashmë kanë përmbyllur fushatën zgjedhore.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi teksa ka votuar në Pejë ka bëtë thirrje për proces të qetë teksa ka ftuar subjektet politike dhe kandidatët që të respektojnë rregullat zgjedhore.

Ai po ashtu bëri të ditur se procesi i votimit në diasporë ka shkuar mirë dhe pa asnjë problem. Radoniqi tha se diku rreth 15 mijë persona në diasporë kanë votuar në përfaqësi diplomatike, pa përfshirë ato përmes postës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco