Abazi: 9 shkurti do të shënojë ndryshimin e madh politik në vend

Abazi: 9 shkurti do të shënojë ndryshimin e madh politik në vend

23:04, 08/02/2025

Sheshi Skenderbeu sonte i takoi LDK-së dhe përkrahsëve të saj. Ky subjekt politik përmbylli fushatën elektorale për zgjedhjet nacionale të 2025.

Prania e qindra e mijëra qytetarëve në këtë tubim, po bëm që kandidati për deputet nga LDK-ja Mustaf Abazi të dalë me një falenderim publikë për elektoratin e kësaj partie.
 
Ai ka shprehur falenderimin ndaj secilit qytetar që ka takuar përgjatë kësaj kohe sa ishte fushatë.

Abazi i cili po garon në këto zgjedhje për herë te parë, është zëri i mërgatës qe po ia mësyen Kuvendit, për këtë ai i êshtë falenderus subjektit të tij politik që ia dha mundësin për të qenë zëri i diasporës.

Ai e rithekson se pse i është futur garës zgjedhore.

"Si njëri nga mërgimtarët e shumtë që e kam ndjerë në lëkurën time të qenurit larg vendlindjes e familjes, e njoh mirë çdo dhimbje e hall të këtij populli. 

Diaspora meriton më mirë, meriton më shumë, diaspora mundet më shumë. Me LDK-në në qeveri dhe mua si deputet, nga nesër kjo është e mundur dhe do të ndodhë".

Tutje, Abazi ka potencuar që me pas 9 shkurtit do tê jehojë fryma e fitorës së LDK-së.

Më poshtë e gjeni shkrimin e tij të plotë.

"Të nderuar qytetarë të depublikës së Kosovës, të nderuar përkrahës e simpatizant të LDK-së, në mbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet e ditës së nesërme, dëshiroj që përmes këtij shkrimi të ju falenderoj shumë të gjithëve.

Ju falenderoj secilin veç e veç për secilin takim dhe secilin shtrëngim duarsh që e patëm gjatë këtyre ditëve e muajve që lam pas.

Gara për deputet nën llogon e LDK-së ka qenë nderi më i madh i jetës sime, kurse vota juaj për mua do të jetë përgjegjësia më e madhe e jetës sime. 

Siç e kam thënë në krye të herës, nëse marr besimin tuaj për deputet, zotohem se do të angazhohem me tërë qënien time për një Kosovë më të mirë, për një Kosovë që të gjithë e duam. 

Do te angazhohem për zhvillim ekonomik e mirëqenie, për shëndetësi e arsim cilësor, për pensione e paga të dinjitetshme, ndërsa në fokus të punës sime do ta kem sjelljen e investimeve nga diaspora në Kosovë. 

Si njëri nga mërgimtarët e shumtë që e kam ndjerë në lëkurën time të qenurit larg vendlindjes e familjes, e njoh mirë çdo dhimbje e hall të këtij populli. 

Diaspora meriton më mirë, meriton më shumë, diaspora mundet më shumë. Me LDK-në në qeveri dhe mua si deputet, nga nesër kjo është e mundur dhe do të ndodhë.

Prandaj e dashura mërgatë, të respektuar bashkatdhetarë, kudo që jeni e ngado që vini, ju ftoj që ta përkrahni vizionin tonë dhe rrugën e re të LDK-së.

Të nderuar qytetarë, ju ftoj edhe njëher që nesër të dilni sa më masovisht në zgjedhje dhe të votoni e ta shfrytëzoni të drejtën tuaj për votë.

Na priftë e mbara , bashkë, sepse bashkë jemi ndryshimi✌️

Faleminderit nga zemra❤️
Të fala nga Prishtina❤️

Sonte u vulos përfundimisht fitorja e madhe e ditës së nesërme për Lidhjen Demokratike të Kosovës✌️

Edhe më të madhe do ta kemi festën nesër mbrëma!

Faleminderit nga zemra!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco