SYRI TV/ Ekspozita artistike-politike 'Dhjetori 3', Sali Berisha: Kontrast me zhgarravinat e Edi Ramës

22:35, 30/12/2024

Lideri i opozitës Sali Berisha mori pjesë në ekspozitën politico-artistike “Dhjetori i 3”, e organizuar nga departamenti “Brain Gain” në Partinë Demokratike. Berisha tha se punimet e talenteve të reja kontrastojnë me zhgarravinat e njeriut që përpiqet të asgjësojë artin dhe kulturën. Berisha tha se ekspozita është homazh për Aleancën e Teatrit teksa e konsideroi Erion Veliajn, si shkatërrimtarin e Teatrit.   

SYRI TV

Departamenti brain gain në PD organizoi ekspozitën artistiko-politike “Dhjetori i Tretë”. Gjatë fjalës së tij, lideri I opozitës Berisha shprehu vlerësimet për talentet e reja dhe nuk kurseu ironitë për Kryeministrin Rama.

Një ekspozitë e talenteve të reja në pikturë, një ekspozitë e të vërtetave, e artit të të vërtetave në realitetin tonë. Një ekspozitë që kontraston si drita me terrin, me zhgarravinat e njeriut që përpiqet të asgjësojë artin, kulturën e këtij kombi dhe këtij vendi, ndofta sa askush tjetër në histori.

Berisha tha se ekspozita është homazh për Aleancën për Teatrin dhe theksoi arsyet pse simbolika e saj është shumë e fuqishme.

Kjo ekspozitë është një homazh edhe për Aleancën për Teatrin. Është një homazh i merituar, sepse këta artisë, këta punonjës, ky grup mbrojti me çfarë kishin në dorë nëj monumet të trashëgimisë sonë kulturore, mbrojti teatrin si simbol të kombit.

Kjo ekspozitë hapet në një moment kur shkatërrimtari i teatrit ka humbur çdo tipar të qënies njerëzore, është shpërfytyruar, nuk di se ku shkon dhe nuk di se ç’të bëjë. Përpiqet të shkëpusë fraza nga bashkëhajduti i tij Edi Rama, në mënyrë që të fitojë ndonjë azil politik për linçim dhe për akte tjera imagjinare, në një kohë kur vendin e ka, aty ku e kanë ata që kanë kryer krime të shumëfishta.

Pra, simbolika e kësaj ekspozite është shumë e fuqishme. Natyrisht, fatin e të birit do ketë edhe i ati, Edi Rama që është akoma dhe më thellë i inkriminuar.

Drejtuesi I departamentit Brain Gain Andi Mustafaj foli rreth përmbajtjes së kësaj ekspozite të vecantë.

Kreu demokrat më pas ka parë nga afër veprat e artistëve, duke i inkurajuar për vazhdimin e talentit të tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco