Dhunuan të miturin që u gjet me armë pa leje, pezullohen nga puna 3 efektivët e policisë

Dhunuan të miturin që u gjet me armë pa leje, pezullohen nga puna 3 efektivët e policisë

20:26, 30/12/2024

3 efektivë policie kanë dhunuar ditën e sotme një të mitur, të cilit iu gjet një armë pa leje.

Të tre efektivët u pezulluan nga detyra, ndërsa ndaj tyre ka nisur edhe procedura disiplinore.

I mituri u ndalua nga patrulla pasi u konstatua se qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez.

“-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Per Policine e Shtetit” ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco