Serbi, paditen 13 persona për aksidentin në Novi Sad

Serbi, paditen 13 persona për aksidentin në Novi Sad

17:20, 30/12/2024

Prokuroria në qytetin e Novi Sadit, në Serbinë veriore, ngriti sot akuza kundër 13 personave, për tragjedinë në stacionin e trenit, në 1 nëntor të këtij viti.

Incidenti, i cili ndodhi në 1 nëntor, kur u shemb një pjesë e çatisë së godinës të stacionit, ku humbën jetën 15 persona. Kjo ngjarje shkaktoi zemërim në Serbi, me studentët që dolën në rrugë, së bashku me mbështetësit e opozitës dhe turmat e civilëve.

Zyra e prokurorit në Novi Sad, ngriti akuza kundër zyrtarëve dhe individëve, duke përfshirë ish-ministrin e infrastrukturës, Goran Vesiç, zëvendësministrin, planifikuesit dhe mbikëqyrësit e punës së rindërtimit.

Akuza është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër të rëndë kundër sigurisë publike dhe kanë shkaktuar rrezik publik.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha në një deklaratë se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco