Patrullimet në veri, KFOR: Ditë apo natë, të gatshëm për të garantuar siguri për të gjithë në Kosovë

Patrullimet në veri, KFOR: Ditë apo natë, të gatshëm për të garantuar siguri për të gjithë në Kosovë

18:38, 28/12/2024

Misioni i KFOR-it  kanë njoftuar për një patrullim që ushtarët turq kanë kryer në veri të vendit gjatë natës.

KFOR ka shkruar se edhe ditën edhe natën, ushtarët e misionit të NATO-s kujdesen për të gjithë në Kosovë dhe janë të gatshëm për të garantuar siguri dhe qetësi për të gjitha komunitetet.

KFOR-i thekson si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i shton gjithashtu se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

“Ditë apo natë, ushtarët e KFOR-it qëndrojnë të gatshëm për të garantuar siguri për të gjitha komunitetet  në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftmin e KFOR-it. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco