Çfarë po ndodh në kontinentin aziatik, tre yje në moshën 36 vjeçare kryejnë vetëvrasje

Çfarë po ndodh në kontinentin aziatik, tre yje në moshën 36 vjeçare kryejnë vetëvrasje

11:25, 16/09/2020

Tre yje nga bota e spektaklit kanë ndërruar jetë në kontinentin aziatik në tre ditët e fundit në rrethana misterioze.

Të gjithë i përkisnin moshës 36 vjeçare.

I fundit që humbi jetën ishte këngëtari, aktori, drejtuesi televiziv talajndez Alien Huang i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Taipei.

Image

Këngëtari tajlandez Alien Huang

Policia lokale konfirmoi se trupi i Huang u gjet i vdekur sot në mëngjës në shtëpinë e tij në Taipeit. Mediat lokale kanë publikuar detaje të shumta por që ende nuk janë konfirmuar. Huang u gjet në shtëpinë e tij gjysmë i zhveshur dhe në dysheme kishte njolla gjaku. Sipas rindërtimeve të fakteve trupi i Huang u gjet i shtrirë në korridorin jashtë banjës. Vaska ishte plotë ujë dhe asnjë ilaç , alkool ose shenja të hyrjes me forcë nuk u gjetën në shtëpinë e tij. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se Huang u kthye në shtëpi në orën 7.15 pasdites të martën dhe nuk doli më jashtë. Babai i Huang, i cili arriti në shtëpi rreth orës 11 të ditës së sotme, gjeti trupin dhe lajmëroi policinë. Huang bëri paraqitjen e tij të fundit në rrjetet sociale me një histori në Instagram të lojës me një qen më 15 shtator.

 Ish-anëtar i bandës japoneze djem HC3, dhe gjithashtu i bandës Cosmo, Huang  kishte ndërtuar një karrierë në botën e spektaklit  360 gradë: ai ka luajtur në disa filma, në shumë seri televizive dhe si drejtues i shfaqjeve televizive. Në vitin 2008 Huang themeloi gjithashtu Alien Evolution Studio, një markë veshjesh ende në biznes.

Huang është i famshmi i tretë aziatik që vdiq në moshën 36 vjeçare në tre ditë rresht, në rrethana misterioze që sugjerojnë vetëvrasje.

Image

Aktorja koreane On-Hye

Aktorja dhe modelja koreane Oh- Hye vdiq në spitalin Universitar Inha në Incheon, Koreja e Jugut në të cilin u transportua pasi u gjet pa ndjena në shtëpinë e saj.  Dhe ajo ishte 36 vjeç si Huang. Policia u tha medieve lokale se ata i ishin përgjigjur një thirrje nga shoku i On i cili e gjeti aktoren pa ndjenja në shtëpi këtë të hënë.

Rrethanat e vdekjes së saj po hetohen por Policia koreane zbuloi se Oh vunate nga depresioni. Asgjë nuk e përjashton hipotezën e vetëvrasjes. Oh bëri debutimin e saj në dramën 2011 ‘Sin of Family’ si dhe në seri televizive si p.sh. 'Horse Doctor' (2012) dhe 'Yeonnam-dong 539' (2018).

Në vitet e fundit, Oh ka punuar në mënyrë më sporadike si aktore në filma dhe në TV dhe i është përkushtuar kryesisht punës si vloggere në YouTube.

Image

Aktorja japoneze Ashina Sei

Aktorja japoneze Sei Ashina, ylli i filmit ‘Seta’ shkruar nga Alessandro Bariço dhe me regjisor francezin Francois Girard, u gjet e vdekur këtë të hënën në banesën e saj në Tokio që mediat lokale e përshkruajnë si një "vetëvrasje të dukshme".

Dhe Aisha ishte 36 vjeç si kolegët e saj. Sipas raporteve nga shtypi japonez trupi isaj i pa jetë u gjet nga një i afërmi i saj. Nga mediat lokale thuhet se ajo mbante rreth qafës së saj një litar dhe Departamenti i Policisë Metropolitane të Tokios beson se ajo ka bërë vetëvrasje, megjithëse nuk u gjet asnjë shënim i lënë nga aktorja.

E lindur në Koriyama, një qytet i prefekturës së Fukushimës, më 22 nëntor 1983, Ashina filloi karrierën e saj si modele dhe më pas nisi rrugën e televizionit dhe kinemasë, ku luajti në seriale të ndryshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco