Rrëzohet avioni sportiv në Kroaci, një i vdekur dhe katër të plagosur

Rrëzohet avioni sportiv në Kroaci, një i vdekur dhe katër të plagosur

08:39, 26/05/2024

Një person ka humbur jetën dhe katër pasagjerë janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një aeroplani sportiv në jug të Kerestinac, ka njoftuar Drejtoria e Mbrojtjes Civile e Kroacisë.

Anëtarët e Njësisë së Ndërhyrjes për Mbrojtjen Civile Shtetërore të Zagrebit, policia, ndihma mjekësore emergjente, HGSS Samobor dhe Zagreb, si dhe zjarrfikësit, janë dërguar në terren.

Bëhet e ditur se në mesin e të plagosurve është edhe Veselka Klobuçariq-Pirc, presidente e Klubit të Parashutistëve të Kroacisë dhe nënkampione e Evropës në hedhje.

“Ata u ngritën dhe duhej të hidheshin nga 1.500 metra, sepse po stërviteshin për kampionatin e ardhshëm kombëtar”, tha bashkëshorti i saj.

Gjithçka ka ndodhur në zonën e aeroportit në Jezhdovac, i njohur si aeroporti Luçko. “Personat e lënduar janë trajtuar dhe nuk janë në rrezik për jetën”, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

“Të gjithë personat janë shtetas kroatë,” tha Plenkoviq. Ai hodhi poshtë informacionet e mëparshme se ata ishin hungarezë. Në lidhje me rastin kanë folur edhe dëshmitarët që u kanë ndihmuar të aksidentuarve.

“Në aeroplan ishin pesë, katër mbijetuan. Është pyll, vështirë se mund të shihet nga ajri, vetëm një pemë është thyer”, tha dëshmitari Alen Cepiq.

“Ishte një goditje e fortë, të gjithë vrapuam në pyll për kërkim. Dukej e tmerrshme, gjak dhe njerëz të shëmtuar për t’u parë. Më vjen mirë që munda të ndihmoja. Departamenti i Emergjencave ndihmoi njerëzit që mundën, hetimi është në pritje”, tha dëshmitari tjetër Nikola Horvatinçiq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco