Lufta në Gaza ‘mollë sherri’ në Uashington, një tjetër zyrtare jep dorëheqjen, ja shkaku

Lufta në Gaza ‘mollë sherri’ në Uashington, një tjetër zyrtare jep dorëheqjen, ja shkaku

09:00, 29/05/2024

Washington Post ka raportuar se një tjetër zyrtar amerikan ka dhënë dorëheqjen.

Shkak për këtë duket se kanë qenë mosmarrëveshjet rreth një raporti të fundit të Departamentit të Shtetit që pretendonte se Izraeli nuk po pengonte ndihmën humanitare për Gazën.

Washington Post e identifikoi zyrtaren si Stacey Gilbert, e cila shërbente në Byronë e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit të Departamentit të Shtetit.

Raporti që Gilbert thuhet se e ka kundërshtuar u botua në fillim të këtij muaji dhe thoshte se SHBA-ja “aktualisht nuk vlerëson se qeveria izraelite po ndalon ose kufizon ndryshe transportin ose shpërndarjen e ndihmës humanitare të SHBA-së”.

Deklaratë kjo që bie ndesh me vlerësimet e OKB-së dhe grupeve të ndihmës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco