PSG paguan klauzolën e Lucas Digne, firmos për 3 vjet me mbrojtësin e majtë të Francës

PSG paguan klauzolën e Lucas Digne, firmos për 3 vjet me mbrojtësin e majtë të Francës

13:40, 21/07/2026

Pak ditë më parë mbylli Botërorin me Francën, tani ndryshon skuadër dhe kampionat.

Lucas Digne ka lënë Aston Villa-n në Premier League dhe ka kaluar te PSG-ja.

Kampionët në fuqi të Europës kanë paguar klauzolën e prishjes së parakohshme të kontratës së mbrojtësit të kombëtares franceze me klubin anglez.

Bëhet fjalë për një shifër prej 10 milionë eurosh. Digne ka luajtur edhe më parë me PSG-në.

Ai ka luajtur gjithashtu me Barcelonën, Romën, Everton dhe Lille.

Digne ka bërë analizat mjekësore dhe do të firmosë një kontratë trevjeçare me PSG-në.

Ai ishte titullar me Francën në Botëror, ku mori vëmendje për penalltinë e shkaktuar në gjysmëfinalen ndaj Spanjës, që u kushtoi eliminimin “Gjelave”.

PSG beson tek eksperienca e mbrojtësit të majtë dhe tashmë ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco