Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët në ditën e 52 të protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Messi rikthehet në Argjentinë, kapiteni i ‘Albiceleste’-s mbërrin në Rosario pranë familjes

Messi rikthehet në Argjentinë, kapiteni i ‘Albiceleste’-s mbërrin në Rosario pranë familjes

16:53, 21/07/2026

Pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, Lionel Messi është rikthyer në Argjentinë. Një ditë pas mbërritjes së bashkëlojtarëve të tij, kapiteni i Albiceleste-s udhëtoi me një avion privat nga Miami drejt Rosarios, qyteti i tij të lindjes, i shoqëruar nga bashkëshortja Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre.

Pas uljes, familja Messi u transportua me një furgon drejt kompleksit rezidencial të Funes, në periferi të Rosarios, ku ‘ylli’ argjentinas zotëron një banesë dhe ku zakonisht kalon kohën sa herë që kthehet në vendlindje.

Ndryshe nga pritja madhështore që iu rezervua një ditë më parë kombëtares në Buenos Aires, ku mijëra tifozë përshëndetën lojtarët dhe stafin e drejtuar nga Lionel Scaloni, Messi mbërriti në Rosario në një atmosferë shumë më të qetë, pa praninë e madhe të tifozëve. Shumë prej futbollistëve të Argjentinës, ndërkohë, janë nisur direkt për pushime pas përfundimit të turneut.

Sulmuesi i Inter Miami ishte dukshëm i prekur pas humbjes në finalen e Botërorit dhe nuk i mbajti lotët. Një ditë më vonë ai publikoi edhe një mesazh në rrjetet sociale, ku pranoi se zhgënjimi është i madh, por theksoi se do të ruajë edhe kujtimet e bukura të turneut.

Ndërkohë, e ardhmja e Messit me kombëtaren argjentinase vazhdon të mbetet e paqartë. Spekulimet variojnë nga një tërheqje e mundshme nga futbolli ndërkombëtar deri te dëshira e tij për të vazhduar karrierën deri në Kupën e Botës 2030, kur do të jetë 43 vjeç. Ditët e ardhshme, në qetësinë e shtëpisë së tij në Rosario, pritet t'i shërbejnë kapitenit argjentinas për të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij me fanellën e Albiceleste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco