Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Mbappé ngushëllohet me kopertinën e EA Sports FC 27

Mbappé ngushëllohet me kopertinën e EA Sports FC 27

19:51, 21/07/2026

Electronic Arts ka bërë të ditur sot se superylli botëror Kylian Mbappé do të jetë protagonisti i kopertinës së edicionit Ultimate të videolojës EA SPORTS FC 27. Sulmuesi francez rikthehet në kopertinën e serisë së famshme pas katër vitesh dhe për herë të parë do të jetë figura kryesore e një edicioni të EA SPORTS FC. Mbappé do të jetë gjithashtu edhe sportisti i ri i kopertinës së EA SPORTS FC Mobile.

“Të jem për herë të parë në kopertinën e një titulli EA SPORTS FC është një moment shumë i veçantë për mua. Është një nder të vazhdoj marrëdhënien time të gjatë me këtë seri në këtë kapitull të ri, së bashku me lojtarët që kanë shkruar historinë e saj. Mezi pres që të gjithë ta provojnë FC 27”, deklaroi Kylian Mbappé.

Edhe drejtuesit e Electronic Arts kanë shprehur entuziazmin për rikthimin e francezit në qendër të projektit.

“Jemi të lumtur që mirëpresim sërish Kylian-in në këtë seri si protagonist të kopertinës së EA SPORTS FC 27. Sukseset e tij me klubin dhe kombëtaren e kanë vendosur atë mes lojtarëve më të rëndësishëm të brezit të tij. Ai përfaqëson ambicien, kreativitetin dhe ndikimin global që karakterizon sot EA SPORTS FC dhe jemi krenarë që vazhdojmë bashkëpunimin me të”, tha Jeff Sharma, zëvendëspresident i strategjisë së markës dhe marketingut të EA SPORTS FC.

Që prej transferimit te Real Madridi në vitin 2024, Mbappé ka vazhduar të tregojë vlerat e tij në nivelet më të larta të futbollit. Francezi ka përfunduar si golashënuesi më i mirë i LaLiga EA SPORTS në të dy sezonet e tij në Spanjë, ndërsa ka fituar edhe Këpucën e Artë të Champions League 2025/26, pasi shënoi 15 gola në kompeticion.

Forma e tij e shkëlqyer ka vazhduar edhe me kombëtaren franceze gjatë verës, me paraqitje të jashtëzakonshme që kanë forcuar edhe më shumë statusin e tij si një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Zbulimi i Mbappé-së si figura kryesore e kopertinës nis një javë të mbushur me njoftime të reja për EA SPORTS FC 27, ndërsa traileri i parë i lojës do të publikohet në YouTube të enjten, më 23 korrik, në orën 18:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco