Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzán, pas suksesit historik të Spanjës, e cila u shpall kampione e Kupës së Botës 2026.
Në mesazhin e tij, Presidenti Duka vlerëson paraqitjen e jashtëzakonshme të kombëtares spanjolle gjatë gjithë turneut, duke theksuar se ky triumf ishte plotësisht i merituar dhe një dëshmi e cilësisë, punës së palodhur dhe vizionit të futbollit spanjoll.
“Urime për fitimin e Kupës së Botës FIFA 2026! Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe një triumf plotësisht i merituar. Spanja tregoi futbollin më të mirë gjatë gjithë turneut dhe e fitoi me meritë trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror”, – shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij.
Më tej, kreu i FSHF-së i uron Federatës Spanjolle, ekipit kombëtar dhe gjithë komunitetit të futbollit në Spanjë suksese të mëtejshme, duke vlerësuar punën e vazhdueshme në zhvillimin e këtij sporti dhe rezultatet e arritura në arenën ndërkombëtare.
“Ju uroj juve, ekipit kombëtar dhe gjithë futbollit spanjoll suksese të mëtejshme në vitet që vijnë”, – përfundon mesazhi i Presidentit Duka.
© SYRI.net