Triumfi në Kupën e Botës 2026 i ka sjellë Spanjës një tjetër sukses të madh.
"La Roja" është ngjitur në vendin e parë të renditjes më të fundit të FIFA-s, duke zbritur nga froni Argjentinën, e cila pas humbjes në finalen e Botërorit renditet tashmë e dyta.
Në podium vazhdon të qëndrojë Franca në vendin e tretë, ndërsa Anglia mban pozicionin e katërt pas paraqitjes së saj në turne. Brazili mbetet i pesti, ndërkohë që Maroku vazhdon ngjitjen e jashtëzakonshme dhe tashmë është pjesë e dhjetëshes së parë të renditjes botërore.
Ndër humbëset e mëdha është Italia. "Azzurrët", të eliminuar herët nga Botërori, kanë humbur tre pozicione dhe tashmë renditen në vendin e 15-të të klasifikimit të FIFA-s.
Shqipëria ka humbur një pozicion, duke zbritur në vendin e 66-të, ndërsa Kosova nuk ka pësuar ndryshime dhe vazhdon të mbajë vendin e 78-të në renditjen më të re të FIFA-s.
Renditja e re pasqyron ndikimin që pati Botërori 2026 në klasifikimin e përgjithshëm, me Spanjën që kurorëzon sezonin perfekt duke u bërë jo vetëm kampione e botës, por edhe kombëtarja numër një në planet.
© SYRI.net