Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mesazhi i eurodeputetit çek për Edi Ramën

Sherri në përfundim të finales së Botërorit, FIFA sqaron situatën e Paredes

Sherri në përfundim të finales së Botërorit, FIFA sqaron situatën e Paredes

13:03, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

FIFA ka sqaruar situatën e Leandro Paredes pas përplasjes së tensionuar që ndodhi në fushë pas finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.

Fillimisht u raportua se mesfushori argjentinas ishte ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri slloven Slavko Vinçiç, pas një incidenti me mbrojtësin spanjoll Eric Garcia.

Sipas raportimeve të para, Paredes ishte përfshirë në përplasjen fizike pas përfundimit të ndeshjes, ku pati momente kaotike mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Megjithatë, FIFA ka konfirmuar se ky informacion ishte i pasaktë.

Paredes nuk ka marrë karton të kuq dhe nuk figuron si i përjashtuar në raportin zyrtar të ndeshjes.

Incidenti pas finales u cilësua si një skenë e shëmtuar që prishi pjesërisht atmosferën e një ndeshjeje historike, pasi Spanja mposhti Argjentinën dhe u shpall kampione e botës.

Tashmë pritet të shihet nëse FIFA do të ndërmarrë masa të tjera disiplinore ndaj lojtarëve të përfshirë në përplasjen pas vërshëllimës finale, ndërsa për momentin Paredes nuk rezulton i dënuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco