Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja foli për Il Messaggero Veneto teksa analizoi fitoren e Spanjës në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.
“Pashë një ekip të shkëlqyer të Spanjës, ata dominuan nga fillimi deri në fund. De La Fuente arriti ta shndërronte një grup me kaq shumë kampionë në një ekip. Është bukur t’i shohësh ata të ruajnë në harmoni, të gjithë duke punuar së bashku. E kundërta e Argjentinës, e cila kishte Mesin dhe shokët e tij të ekipit që punonin për të.”
Lidhur me qëndrimin e Argjentinës, Reja u përgjigj: “Ata u përpoqën t’i frikësonin kundërshtarët e tyre edhe kundër Anglisë, por kundër Spanjës nuk ia arritën kurrë. Enco Fernandez ishte ndëshkuar tashmë me karton të verdhë, kështu që cili ishte qëllimi i atij faulli absurd? Nga aty, gjithçka ishte më e lehtë. Nuk mendoj se Skaloni mund të kishte bërë shumë më mirë, në fund, ata humbën 1-0 në kohën shtesë. Mund të duartrokas vetëm për një rrugë që e çoi atë drejt fitimit të një Kupe Bote dhe dy Kupave të Amerikës”.
© SYRI.net