Federata Italiane, takim me Guardiolën për stolin e ‘Azurrëve’

Federata Italiane, takim me Guardiolën për stolin e ‘Azurrëve’

14:27, 20/07/2026

Një zhvillim i bujshëm po ndodh në futbollin italian. Sipas raportimeve të gazetarit të Sky Sport, Peppe Di Stefano, të konfirmuara edhe nga eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio, Federata Italiane e Futbollit ka zhvilluar një takim me Pep Guardiolën për postin e përzgjedhësit të kombëtares.

Raportohet se drejtuesit e rinj të sektorit teknik, Paolo Maldini dhe Leonardo, kanë kaluar fundjavën në Barcelonë, ku janë takuar me trajnerin spanjoll.

Dyshimet nisën pasi në rrjetet sociale u publikuan fotografi të dy ish-legjendave italiane në qytetin katalanas, ndërsa më pas u konfirmua se arsyeja e vizitës ishte pikërisht një takim me Guardiolën.

Për momentin nuk ka një marrëveshje apo garanci se tekniku spanjoll do të marrë drejtimin e "Azzurrëve".

Megjithatë, burimet italiane bëjnë të ditur se emri i tij tashmë është një alternativë reale dhe pjesë e planeve të Federatës për të ardhmen e kombëtares.

Situata pritet të zhvillohet në ditët dhe javët e ardhshme, ndërsa asnjë skenar nuk përjashtohet.

Krahas Guardiolës, në listën e kandidatëve për stolin e Italisë vazhdojnë të figurojnë edhe dy emra të njohur të futbollit italian, Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco