Arbitrat shqiptarë vazhdojnë të fitojnë besimin e UEFA-s, teksa një tjetër ndeshje e rëndësishme në arenën europiane do të drejtohet nga një katërshe shqiptare.
Organizmi qeverisës i futbollit europian ka caktuar Eldorjan Hamitin si arbitër kryesor të sfidës mes Alashkertit dhe Kluzhit, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Takimi do të zhvillohet më 23 korrik, me fillim nga ora 17:00, ndërsa Hamiti do të ndihmohet nga asistentët Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj. Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Erjon Bastari.
Përzgjedhja e kësaj katërsheje shqiptare konfirmon edhe një herë vlerësimin që arbitrimi shqiptar po merr nga UEFA, e cila vijon t'u besojë gjyqtarëve shqiptarë ndeshje me rëndësi në kompeticionet kontinentale.
Përballja Alashkert-Kluzh pritet të jetë mjaft e fortë, pasi të dyja skuadrat kanë eksperiencë në turnetë europianë dhe synojnë kualifikimin në fazën e ardhshme të Ligës së Konferencës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: