Botërori 2026 nuk sjell vetëm spektakël në fushë, por edhe shifra marramendëse për trajnerët e kombëtareve pjesëmarrëse. Në krye të listës së teknikëve më të paguar qëndron italiani Carlo Ancelotti, i cili përfiton plot 10 milionë euro në vit si trajner i Brazil.
Diferenca mes Ancelotti-t dhe ndjekësve të tij është e konsiderueshme. Në vendin e dytë renditet Thomas Tuchel me 5.8 milionë euro në vit, ndërsa podiumi plotësohet nga Mauricio Pochettino, i cili përfiton 5 milionë euro.
Pas tyre vijnë Julian Nagelsmann me 4.9 milionë euro, Roberto Martínez me 4 milionë euro dhe Didier Deschamps me 3.8 milionë euro në vit.
Në pjesën e dytë të renditjes gjenden emra të njohur si Marcelo Bielsa me 3.5 milionë euro, Ronald Koeman me 3 milionë euro, si dhe Jesse Marsch, Javier Aguirre dhe Gustavo Alfaro, të cilët përfitojnë nga 2.5 milionë euro secili.
Lista tregon se federatat më të fuqishme të futbollit nuk kursehen për të siguruar shërbimet e trajnerëve më të njohur në botë. Në veçanti, investimi i Brazilit te Ancelotti dëshmon ambiciet e mëdha të pesë herë kampionëve të botës për të rikthyer trofeun më prestigjioz të futbollit ndërkombëtar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Calcio & Finanza, Ancelotti fiton pothuajse dyfishin e trajnerit të dytë më të paguar në Botëror, duke konfirmuar statusin e tij si trajneri më i vlerësuar financiarisht mes të gjithë teknikëve të kombëtareve pjesëmarrëse.
10 trajnerët më të paguar të Botërorit 2026:
Carlo Ancelotti – 10 milionë euro (Brazili)
Thomas Tuchel – 5.8 milionë euro (Anglia, para rinovimit të kontratës)
Mauricio Pochettino – 5 milionë euro (SHBA-ja)
Julian Nagelsmann – 4.9 milionë euro (Gjermania)
Roberto Martínez – 4 milionë euro (Portugalia)
Didier Deschamps – 3.8 milionë euro (Franca)
Marcelo Bielsa – 3.5 milionë euro (Uruguai)
Ronald Koeman – 3 milionë euro (Holanda)
Jesse Marsch – 2.5 milionë euro (Kanadaja)
Javier Aguirre – 2.5 milionë euro (Meksika)
Gustavo Alfaro – 2.5 milionë euro (Paraguai)
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: