Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me ish-mbrojtësin brazilian Marcelo, i cili ishte i pranishëm në Meksiko për të ndjekur sfidën e hapjes së Botërorit 2026 mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Ish-lojtari është detyruar që të merret në mbrojtje nga policia për të shmangur një situatë të papëlqyeshme.
Pas përfundimit të ndeshjes, ai gjendej pranë stadiumit, kur shpërtheu një përplasje fizike mes protestuesve meksikanë që kanë dalë në rrugët e qytetit këto ditë, si dhe forcave të rendit.
Marcelo e pa vetën në mes të dy krahëve të ndryshëm që po konfliktoheshin, në një situatë që paraqiste rrezik për të.
Për fat të mirë, forcat e rendit e kuptuan se kush ishte ai dhe ia dolën që ta rrethonin dhe ta largonin pa incidente nga kjo zonë përplasjesh ish-lojtarin brazilian, i cili përjetoi disa momente ankthi e asgjë më shumë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: