Gianni Infantino, president i FIFA-s, është tallur keq me Italinë në një intervistë për “CazéTV”, duke u shprehur se organizmi që ai drejton po sheh mundësinë e zgjerimit të Kupës së Botës në 64 ose 208 skuadra, kështu mund të lehtësohet kualifikimi i Italisë, pas 3 mungesash radhazi.
“Së pari duhet të shohim si do të shkojë kjo Kupë Bote me 48 kombëtare. Është një event shumë i madh. Kemi diskutuar për një Botëror me 64 kombëtare, me një përfshirje edhe më të madhe në gjithë botën.
Është diskutuar në Këshillin e FIFA-s, por tani ta shijojmë këtë edicion me 48 skuadra. Ndoshta Italia kualifikohet me 64 kombëtare. Kush e di, ndoshta e bëjmë me 208…” – tha Infantino, qartësisht me ironi.
Një batutë e dhimbshme për kombëtaren italiane dhe të gjithë tifozët e saj, të zhgënjyer pas mungesave në 3 edicionet e fundit të Kupës së Botës.
Italia është eliminuar në Play-off nga Suedia, Maqedonia e Veriut dhe së fundi nga Bosnjë Hercegovina.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: