Lajmi i fundit

Live - SYRI DIGJITAL/ Heqja e non-gratës, Berisha 'rrëzon' Rama-Soros

Trump mungon në ndeshjen e parë të SHBA-së në Botërorin 2026, shkaku kryesor...

Trump mungon në ndeshjen e parë të SHBA-së në Botërorin 2026, shkaku kryesor...

16:50, 12/06/2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen hapëse të kombëtares amerikane në Botërorin 2026 kundër Paraguait, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë (03:00). Lajmi është konfirmuar nga organizatorët e turneut që po mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sipas raportimit të “The Athletic”, Trump nuk ka planifikuar të ndjekë nga afër sfidën që do të luhet në stadiumin e Los Anxhelosit në Inglewood të Kalifornisë. Në vend të tij, në tribunë do të jetë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Mungesa e presidentit amerikan është konfirmuar edhe nga Andrew Giuliani, drejtues ekzekutiv i grupit të punës për Botërorin. Ai shpjegoi se arsyeja kryesore e mungesës është agjenda shumë e ngarkuar e Trumpit.

“Ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen hapëse. Siç kemi thënë, agjenda është shumë e ngjeshur. Megjithatë, duke e njohur presidentin Trump prej 30 vitesh, mund t’ju them të prisni të papriturën. Nuk do të habitesha nëse gjatë turneut ai do të përfshihej gjithnjë e më shumë në aktivitetet e Botërorit”, deklaroi Giuliani për radion britanike TalkSport.

Mungesa e kreut të shtetit në ndeshjen e parë të kombëtares së vendit organizator konsiderohet një rast i pazakontë. Në Botërorin e vitit 2022, Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, ishte i pranishëm në ceremoninë dhe ndeshjen hapëse. Po ashtu, Vladimir Putin ndoqi nga stadiumi ndeshjen hapëse të Botërorit 2018 në Rusi, ndërsa Dilma Rousseff ishte e pranishme në edicionin e vitit 2014 në Brazil.

Ndërkohë, edhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, mungoi në ndeshjen hapëse të kombëtares së saj ndaj Afrikës së Jugut, të cilën Meksika e fitoi me rezultatin 2-0. Ajo vendosi t’ia dhuronte biletën një vajze indigjene fituese të një konkursi kombëtar dhe e ndoqi takimin nga zona e tifozëve në Ciudad de México.

Trump ka qenë i pranishëm së fundmi në disa aktivitete të rëndësishme sportive, përfshirë ndeshjen e tretë të finaleve të NBA-së në Nju Jork, ku u prit me vërshëllima nga një pjesë e publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco