Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

SHBA nuk i jep vizën presidentit të Federatës së Palestinës

SHBA nuk i jep vizën presidentit të Federatës së Palestinës

14:58, 12/06/2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë dhënë vizë presidentit të Federatës së Futbollit të Palestinës, edhe pse FIFA i fton zakonisht presidentët e çdo federate kombëtare për të marrë pjesë në Botëror.

Jibril Rajoub ishte i pranishëm në ndeshjen inauguruese të së enjtes në Mexico City.

Ai deklaroi se ishte mes të ftuarve, të cilëve u është mohuar viza, ose që ende nuk e kanë marrë nga SHBA-të.

“Nuk besoj se është e drejtë të përdorësh, ose të abuzosh me të drejtën e të gjithë futbollistëve të botës për të marrë pjesë”, – ka deklaruar Rajoub në një intervistë për “Associated Press”.

SHBA-të kanë refuzuar hyrjen për delegatë të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe arbitrit somalez Omar Artan dhe një fotografi që shoqëronte kombëtaren irakene. Për momentin nuk ka pasur komente në lidhje me vizën e mohuar të Rajoub.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco