Real Madridi duket gjithnjë e më afër një tjetër goditjeje në merkato, pasi Bernardo Silva ka përfunduar testet mjekësore përpara transferimit të tij te klubi spanjoll.
Mesfushori portugez, i cili është lojtar i lirë pas aventurës së tij me Manchester Cityn, pritet të bashkohet me “Los Blancos” në një marrëveshje që tashmë është thuajse e mbyllur.
Sipas raportimeve të gazetarit të ESPN, Rodra, Bernardo Silva ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe palët kanë arritur marrëveshje të plotë.
Përveç cilësive të tij në fushë, një tjetër detaj që ka ndihmuar realizimin e transferimit është gatishmëria e lojtarit për të pranuar një ulje të ndjeshme të pagës.
Kontrata e tij me Real Madridin pritet të jetë dyvjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Interesant është fakti se Barcelona dhe Atletico Madrid gjithashtu kishin shfaqur interes për mesfushorin, por ndërhyrja e trajnerit të ri të Real Madridit, Jose Mourinho, ka përshpejtuar negociatat.
Mourinho e ka konsideruar 31-vjeçarin si një element shumë të rëndësishëm për projektin e tij dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që marrëveshja të finalizohet sa më shpejt.
Pas afrimeve të Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konate, Reali është gati të zyrtarizojë edhe një tjetër përforcim të rëndësishëm.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: