VIDEO/ Nuk u lejuan me alkool në stadium, tifozët e Koresë përfundojnë duke festuar fitoren e Meksikës

VIDEO/ Nuk u lejuan me alkool në stadium, tifozët e Koresë përfundojnë duke festuar fitoren e Meksikës

09:59, 12/06/2026

Turneu më i jashtëzakonshëm futbollistik nisi mbrëmë me surpriza dhe momente speciale.

Një nga ato që ka bërë xhiron në rrjet është festa e tifozëve koreanë dhe meksikanë.

Tifozët koreanë tentuan të futeshin brenda në stadium për ndeshjen kundër Çekisë por nuk u lejuan pasi kishin me vete shishe me tekila.

Kështu që ata mbetën jashtë dhe e përfunduan shishen e alkolit nën shoqërinë e meksikanëve.

Këta të fundit tepër të lumtur që e kishin nisur me fitore kundër Afrikës së Jugut nisën të festojnë me koreanët.

Në një video tjetër, ata rrethojnë tifozët e Koresë duke kërcyer dhe duke i hedhur në ajër. Një atmosferë fantastike mes tifozerive.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco