Ronaldo ‘Fenomeni’ habit me favoritët e Botërorit, nuk zgjedh Brazilin e tij

Ronaldo ‘Fenomeni’ habit me favoritët e Botërorit, nuk zgjedh Brazilin e tij

10:24, 12/06/2026

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario, ka zbuluar dy kombëtaret që sipas tij kanë më shumë mundësi për të fituar Kupën e Botës 2026.

“Fenomeni”, dy herë kampion bote me Brazilin, dha mendimin e tij gjatë ceremonisë së hapjes së Botërorit në stadiumin legjendar Azteca të Meksikës, ku morën pjesë shumë ish-kampionë të botës.

Sipas Ronaldos, Spanja dhe Franca janë një hap përpara rivalëve të tjerë në garën për trofeun, duke mos llogaritur Brazilin e tij si pretendent.

“Nëse ka dy ekipe që i shoh si favoritë, ato janë Spanja dhe Franca. Ato janë mbi ekipet e tjera, megjithëse ka kombëtare për të cilat duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm”, u shpreh ish-sulmuesi brazilian.

Deklarata e tij erdhi në një moment kur FIFA publikoi renditjen e re botërore.

Argjentina, kampionia në fuqi, është rikthyer në vendin e parë, ndërsa Spanja renditet e dyta dhe Franca e treta.

Pas tyre pozicionohen Anglia, Portugalia dhe Brazili, ndërsa Maroku ka arritur një rekord historik duke u ngjitur për herë të parë në vendin e shtatë.

Edhe pse Argjentina kryeson renditjen e FIFA-s, Ronaldo beson se për Botërorin 2026 dy skuadrat më të kompletuara mbeten Spanja dhe Franca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco