Mbeti jashtë Kombëtares për dy miqësoret, Ernest Muçi reagon në rrjetet sociale

Mbeti jashtë Kombëtares për dy miqësoret, Ernest Muçi reagon në rrjetet sociale

15:01, 28/05/2026

Ernest Muçi do t’i mungojë Kombëtares për dy miqësoret e qershorit. Shkak është bërë një dëmtim që vetë Muçi konfirmon.

“Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret për shkak të një dëmtimi. I uroj suksese çunave e trajnerit Maran në këto dy sfida. Shihemi së shpejti. Forca Shqipëri”, shkruan Muçi në rrjetet sociale.

Ndryshe nga herët e tjera ku reagimi ka munguar me trajnerin Silvinjo, Muçi këtë herë ka vendosur të postojë në rrjetet sociale.

Muçi shkëlqeu në këtë edicion me fanellën e Trabzonsporit. Klubi turk vendosi të blejë kartonin nga Beshiktashi për shifrën e 8,5 milionë eurove.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco