Drejtori i FBI-së jep alarmin, Patel: Shtohen kërcënimet gjatë Kupës së Botës

Drejtori i FBI-së jep alarmin, Patel: Shtohen kërcënimet gjatë Kupës së Botës

14:13, 28/05/2026

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, paralajmëroi se qeveritë e huaja mund të intensifikojnë frikësimin, ngacmimin dhe madje sulmet kundër individëve që konsiderohen kërcënime për regjimet e tyre gjatë Kupës së Botës FIFA në Shtetet e Bashkuara.

“Qeveritë e huaja armiqësore po përpiqen qëllimisht të frikësojnë, të heshtin dhe madje të vrasin individë në tokën amerikane, të cilët i konsiderojnë kërcënime për regjimet e tyre”, deklaroi Patel në një mesazh të postuar në llogarinë e tij zyrtare të FBI-së, duke paralajmërua për një rritje të mundshme të këtij aktiviteti gjatë turneut.

Patel shpjegoi se gjatë Kupës së Botës, FBI-ja do të ketë ekipe parandaluese që do të kryejnë hetime kundërzbulimi në më shumë se 56 vende, duke përmendur si shembull Filadelfian, një nga qytetet pritëse të turneut, ku do të luhen gjashtë ndeshje.

Njoftimi vjen mes debateve diplomatike dhe logjistike rreth organizimit të turneut në Shtetet e Bashkuara, përfshirë polemikat rreth pjesëmarrjes së ekipit kombëtar iranian, i cili është në Grupin G dhe ndeshjet e tij janë planifikuar të zhvillohen në Los Angeles dhe Seattle.

Shtetet e Bashkuara siguruan javën e kaluar se ekipit iranian do t’i ljohet të hyjë në vend për të garuar në turne; megjithatë, paralajmëruan se nuk do t’i lejojnë ata të qëndrojnë gjatë natës në territorin e tyre.

Në këtë mënyrë, Irani ndryshoi kampion bazë nga Arizona në Tijuana të Meksikës.

Agjenci të tjera federale amerikane kanë forcuar gjithashtu përfshirjen e tyre në operacionin e sigurisë për Kupën e Botës, siç është Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Ky i fundit po udhëheq koordinimin e përgjithshëm me autoritetet shtetërore dhe lokale në qytetet pritëse; ndërsa agjenci të tilla si Shërbimi Sekret dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencavepo mbështesin përpjekjet e planifikimit në pritjen e miliona tifozëve.

Kupa e Botës FIFA 2026 do të fillojë më 11 qershor në stadiumin “Azteca” në Mexico City, ndërsa më pas do të vijojë me ndeshjet e tjera hapëse në Toronto të Kanadasë më 12 qershor dhe Inglewood të SHBA më 13 qershor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco