Trajneri Rolando Maran shfaqet për herë të parë në konferencë për shtyp për të komentuar listën e Kombëtares.
Tekniku italian ftoi 27 futbollistë në total për miqësoret e qershorit me Izraelin dhe Luksemburgun.
“Eksperimentet apo rezultati? Jemi të gjithë të uritur dhe me dëshirë për të bërë rezultat se të fitosh të ndihmon të fitosh në vazhdimësi. Por duke patur pak kohë, ishte e vështirë të dilja jashtë listës së pritshme të gatshme.
Mora këtë parasysh dhe të vazhdimësinë, të kuptoj çfarë është e mirë nga një bllok që ka bërë mirë deri pak ndeshje më parë, dhe të kuptoj se çfarë mund të shërbejnë nga këtu në vijim për të aplikuar futbollin tim e përmirësuar rezultatet e kësaj Kombëtareje.
Konsideratat janë këto, dëshira është gjithmonë, janë tifozët që duan të shohin ekipin të luajë e fitojë, se duke fituar argëtohesh më shumë. Kur bën shumë eksperimente gjithmonë, nuk të bën të rritesh. Do mundohemi t’i bëjmë të dy gjërat, mendoj se janë premisat për të bërë mirë.
Janë ndeshje delikate, jo për kundërshtarin, por sepse vijnë në fund të sezonit që ka qenë i vështirë për shumëkënd. Do kërkoj sakrificë, por kam parë që ka gatishmëri për të bërë ndeshjet e fundit të bindur dhe për mua ky është një fillim i mirë. Pastaj do të vijë gjithçka, që do të mundohemi të ndërthurim e shohim. Por do ta bëj kur të kem një kuadër më të qartë.
Sapo të mbarojnë ndeshjet, do shkoj të shoh U21, se edhe ndaj asaj duhet vëmendje. Shumë lojtarë të U21 i kam parë dhe i njoh, por kam këtë fat që sapo të mbarojnë dy ndeshjet, do shoh U21 dhe ky do jetë hapi i parë për të arritur aty për të cilën flitnim më parë.
Nuk do të ketë rregull të tillë. Mendoj që do bëja gabim. Secili rast është indivial. Duhet parë çfarë i shërben më mirë kombëtares. Forma ka rëndësi dhe merr vlerë në raste të caktuara. Ka diferencë mes lojtarit që luan në liga më superiore, por nuk ka shumë minuta në krahasim me një lojtar që luan ndoshta në ligën e tretë. Dhe sigurisht që ka më pak shanse një lojtar në ligën e tretë. Nëse ky lojtar ka shumë më tepër minuta se një tjetër, sigurisht që këto ndryshojnë.
Duhet të jem objektiv në zgjedhjet që do bëjmë. Nuk ndihmon skuadrën kur lojtarët nuk kanë shumë minuta. Nuk mund të përcaktoj disa rregulla strikte në këtë momente.
Qëllimi është të kemi mbrojtje me 4 lojtarë dhe sigurisht duke përdorur 3 lojtarë më ofensive. Duhet të provohet dhe verifikohet në momentin që do kem lojtarët këtu. Nuk dua t’i paraprihem ndoshta një zgjedhje që mund të bëjë bllof në moment të caktuar. Dua të jem i sinqertë. Të shoh lojtarët dhe pastaj të vendos për modulin”, deklaroi tekniku italian i kuqezinjve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: