Crystal Palace është shpallur kampion i UEFA Conference League, pas një finaleje të fortë ndaj Rayo Vallecano-s, e cila u vendos në pjesën e dytë me golin e Jean-Philippe Mateta.
Rastet pikane
Finalja e UEFA Conference League është zhbllokuar më në fund jetë në fillimin e pjesës së dytë, me Crystal Palace që ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Rayo Vallecano-s.
Goli erdhi në minutën e 51-të, kur Jean-Philippe Mateta reagoi më shpejt në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë nga afërsia pas një topi të kthyer, duke zhbllokuar sfidën e madhe.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, megjithëse nuk munguan rastet dhe tensioni në fushë. Në minutat e fundit të saj, Tyrick Mitchell humbi një mundësi të artë me kokë, ndërsa Adam Wharton u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje të vonuar.
Nga ana e Rayo Vallecano-s, Unai López u ndëshkua gjithashtu me karton të verdhë në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Alemao rrezikoi me një goditje të fuqishme në pjesën e parë, por pa gjetur kuadratin.
Sfida mbetet e hapur, me Rayo Vallecano-n që kërkon reagim të menjëhershëm për të rikthyer baraspeshën në këtë finale europiane.
Tri shtylla të njëpasnjëshme, me fat Rayo
Nuk ndryshon më rezultati, festë për Crystal Palace.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: