Fabio Groso konfirmohet si trajneri i ri i klubit të Serie A

Fabio Groso konfirmohet si trajneri i ri i klubit të Serie A

13:10, 27/05/2026

Tashmë është e kryer dhe nuk ka dyshime. Fabio Groso do të prezantohet si trajneri i ri i Fiorentinës.

Tekniku 48-vjeçar largohet kështu nga Sasuolo ku kishte edhe një vit të mbetur kontratë.

Në total drejtoi 81 ndeshje, ndërsa tashmë është gati për aventurën e re në Seria A.

Nga Fiorentina ndërkohë largohet Paola Vanoli. Tekniku që ia doli të sigurojë mbijetesën me “vjollcët”.

Groso që konfirmohet si trajneri i ri ka pasur një karrierë të pasur si lojtar.

48-vjeçari ishte pjesë e Italisë që fitonte Botërorin e vitit 2006

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco