NBA/ Oklahoma një hap larg finales, kampionët mposhtin San Antonion në sfidën e pestë

NBA/ Oklahoma një hap larg finales, kampionët mposhtin San Antonion në sfidën e pestë

10:02, 27/05/2026

Oklahoma City Thunder është vetëm një hap larg finales së madhe në NBA.

Kampionët në fuqi triumfuan ndaj San Antonio Spurs me rezultatin 127-114 në ndeshjen e pestë të serisë, duke kaluar në avantazh 3-2 dhe duke afruar kualifikimin.

Skuadra nga Oklahoma zhvilloi një paraqitje të fortë në parket, duke dominuar momentet vendimtare të takimit dhe duke treguar edhe një herë eksperiencën e një ekipi kampion.

Shai Gilgeous-Alexander ishte lideri absolut i Thunder me 32 pikë të realizuara, ndërsa ndihmë të rëndësishme dhanë edhe Caruso me 22 pikë dhe McCain me 20 pikë.

Në anën tjetër, San Antonio Spurs nuk arritën të ruanin ritmin e kundërshtarit, edhe pse Victor Wembanyama realizoi 20 pikë. Francezi nuk ishte në një nga mbrëmjet e tij më të mira dhe Spurs e ndien mungesën e protagonizmit të zakonshëm të yllit të tyre.

Me këtë sukses, Oklahoma City është tani vetëm një fitore larg finales së NBA-së, ku e pret New York Knicks.

Ndeshja e gjashtë do të zhvillohet të premten.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco