Real Madridi mund të përjetojë zgjedhjet presidenciale më të nxehta të viteve të fundit.
Enrique Riquelme, biznesmeni 37-vjeçar që ka vendosur të kandidojë për postin e presidentit të klubit madrilen, i ka shpallur hapur “luftë” Florentino Perezit.
Riquelme deklaroi se nuk ka hyrë në këtë garë për protagonizëm apo thjesht për të marrë pjesë, por me objektivin e qartë për të fituar drejtimin e klubit më të madh në botë.
“Ky nuk është një projekt i ndërtuar mbi një person të vetëm që merr çdo vendim. Ne duam profesionalizim në të gjitha nivelet e klubit”, deklaroi ai.
Biznesmeni spanjoll zbuloi gjithashtu se ka vënë në dispozicion afro 200 milionë euro nga pasuria e tij personale për të mbështetur projektin dhe fushatën zgjedhore.
“Nuk do të investoja gjithë këtë energji, para dhe ekspozim publik vetëm sa për të marrë pjesë. Jam këtu për të fituar”, theksoi Riquelme.
Ai u ndal edhe te suksesi në botën e biznesit, duke kujtuar se drejton një kompani globale me 5 mijë punonjës, që operon në 37 shtete dhe gjeneron rreth 4 miliardë euro të ardhura.
Zgjedhjet e ardhshme të Realit pritet të jenë të parat realisht të kontestuara që nga viti 2006, me Florentino Perezin që përballet për herë të parë pas shumë vitesh me një rival serioz dhe ambicioz.
Mbetet të shihet nëse Riquelme do të arrijë të bindë aksionerët madrilenë për t’i dhënë fund epokës së gjatë të Perezit në “Santiago Bernabeu”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: