Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Goditi Albano Aleksin, Erdenis Gurishta merr ndëshkimim e rëndë nga Disiplina

Goditi Albano Aleksin, Erdenis Gurishta merr ndëshkimim e rëndë nga Disiplina

21:55, 26/05/2026

Komisioni i Disiplinës ka marrë një vendim të ashpër ndaj futbollistit të Vllaznisë, Erdenis Gurishta, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen ndaj Egnatias. Mbrojtësi shkodran është ndëshkuar rëndë për sjelljen e tij në fushë, pasi u konstatua goditja e një kundërshtari gjatë takimit.

Sipas vendimit zyrtar të Disiplinës, Gurishta është pezulluar për 6 ndeshje nga çdo aktivitet futbollistik, duke marrë një nga dënimet më të rënda të sezonit. Ky vendim vjen në bazë të nenit përkatës të Kodit të Disiplinës Sportive, që parashikon masa të ashpra për sulme ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Paralelisht, edhe klubi i Vllaznisë është dënuar me gjobë financiare për sjelljen e tifozëve gjatë së njëjtës ndeshje, ku u raportua hedhje sendesh në fushë dhe kore fyese ndaj ekipit kundërshtar.

Vendimet e Disiplinës

  • KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  • Lojtari i KF Vllaznia, Erdenis Gurishta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Dinamo DB U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tekstil A, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  • Dinamo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër KF Spartaku U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  • Don Bosko Academy U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana Young Boys U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  • Lojtari i KS Ali Demi U-13, Klejvi Roshi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i Don Bosko Academy U-15, Olen Murati, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Rrëzimin e kërkesës së KF Vllaznia Vajza për rishikimin e masës disiplinore, të përcaktuar në vendimin nr. 44 datë 08.05.2026, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  • Rrëzimin e kërkesës së AF Triumph lidhur me pretendimin për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  • Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Nelson Joseph Pius, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  • Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Franck Mounde Ekango, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  • Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco