Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Ylber Ramadani ‘motori’ i Serisë A, askush nuk ka vrapuar më shumë se mesfushori shqiptar këtë sezon

Ylber Ramadani ‘motori’ i Serisë A, askush nuk ka vrapuar më shumë se mesfushori shqiptar këtë sezon

21:47, 26/05/2026

Ylber Ramadani ka konfirmuar një sezon të jashtëzakonshëm në Serie A, duke u renditur lojtari me më shumë kilometra të përshkuara në gjithë kampionatin italian për edicionin 2025/26.

Mesfushori i Lecce-s ka qenë një nga lojtarët më punëtorë dhe më konstantë të sezonit, duke mbuluar plot 421.58 kilometra në total, një shifër që e vendos në krye të listës së “motorëve” të Serisë A.

Pas tij renditet mesfushori i Roma, Bryan Cristante, me 412.44 kilometra, ndërsa në vendin e tretë është Morten Frendrup i Genoa-s me 403.62 kilometra.

Kjo statistikë e konfirmon Ramadanin si një nga mesfushorët më të rëndësishëm të kampionatit, duke spikatur jo vetëm për ndërhyrjet dhe ekuilibrin në mesfushë, por sidomos për intensitetin dhe punën e palodhur në çdo ndeshje.

Performanca e tij e vazhdueshme ka tërhequr vëmendjen në Itali, ku vlerësohet si një nga lojtarët më të disiplinuar taktikisht dhe fizikisht në kampionat, duke u kthyer në një pikë kyçe për Lecce-n gjatë gjithë sezonit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco