Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Belgrano shkruan historinë, fiton për herë të parë  Apertura-n

Belgrano shkruan historinë, fiton për herë të parë Apertura-n

19:48, 26/05/2026

Skuadra e Belgranos ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë në ekzistencën e daj titullin e Turneut Apertura. Skuadra nga Cordoba triumfoi 3-2 ndaj River Plate në një finale dramatike të zhvilluar në stadiumin ‘Mario Alberto Kempes’.

Riveri kaloi i pari në avantazh në minutën e 17-të me golin e Facundo Colidio. Megjithatë, Belgrano reagoi shpejt dhe barazoi vetëm tetë minuta më vonë falë golit me kokë të Leandro Morales.

Në pjesën e dytë, Riveri riktheu avantazhin në minutën e 59-të, kur Colidio asistoi për Tomás Galván, i cili realizoi për 2-1. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt triumfit të “Millonarios”, finalja mori kthesë dramatike në minutat e fundit.

Pas një penalltie të diskutueshme, Nicolás Fernández, i njohur si “Uvita”, barazoi rezultatin. Vetëm tri minuta më pas, në minutën e 87-të, ai realizoi edhe golin e dytë personal për t’i dhënë Belgranos fitoren historike 3-2.

Ky sukses mban firmën e trajnerit legjendar Ricardo Zielinski, i cili vazhdon të shkruajë historinë me klubin. I njohur si “Ruso”, Zielinski ishte edhe trajneri që i dha Belgranos ngjitjen në elitë në vitin 2011, po përballë River Plate.

Falë triumfit në Apertura, Belgrano siguroi edhe një shpërblim prej 500 mijë dollarësh nga CONMEBOL. Po ashtu, skuadra do të marrë pjesë për herë të parë në histori në Copa Libertadores.

Titulli i fituar i jep Belgranos edhe të drejtën për të luajtur në Trofeun e Kampionëve ndaj fituesit të Torneo Clausura, ndërsa nëse fiton edhe atë kompeticion, mund të sigurojë pjesëmarrjen në Superkupën Argjentinase dhe Superkupën Ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco