Rafael Leão ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të një sezoni shumë të vështirë me Milani. Sulmuesi portugez publikoi një mesazh emocional, ku foli për problemet fizike dhe psikologjike që ka kaluar gjatë muajve të fundit.
“Ka qenë një periudhë që vuri në provë formën time fizike dhe ekuilibrin tim mendor. Vetëm ata që e kanë përjetuar nga afër me mua e dinë sa e vështirë ka qenë për mua”, shkroi Leao.
Portugezi falënderoi gjithashtu të gjithë personat që e kanë mbështetur gjatë sezonit, duke shpresuar që Milani të rikthehet te sukseset në edicionin e ardhshëm.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që bënë të mundur gjithçka që ky sezon të merrte një rrjedhë tjetër. Shpresoj që Milani të rikthehet të jetojë momente lavdie dhe të triumfojë sezonin e ardhshëm”, shtoi ai.
Deklarata e Leaos vjen në një moment delikat për të ardhmen e tij. Emri i sulmuesit është lidhur me një largim të mundshëm nga Milani gjatë merkatos së verës. Për portugezin kanë shfaqur interes konkret Galatasaray dhe Fenerbahçe, të cilët raportohet se kanë ofruar shifra shumë të rëndësishme.
Megjithatë, sipas medieve italiane, destinacionet turke nuk e bindin plotësisht Leaon. Pavarësisht kësaj, një largim i tij nga Milani në verë mbetet një mundësi reale, sidomos pas një sezoni të komplikuar për klubin kuqezi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: