Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Ibrahimoviç zgjedh Iraola-n për stolin e Milanit, takim vendimtar në Londër

Ibrahimoviç zgjedh Iraola-n për stolin e Milanit, takim vendimtar në Londër

18:54, 26/05/2026

Revolucioni te Milani vazhdon pas largimeve të Massimiliano Allegrit, Igli Tares, Giorgio Furlanit dhe Geoffrey Moncadas. Tashmë klubi kuqezi ka nisur fazën e rindërtimit dhe sipas medieve italiane, Zlatan Ibrahimović ka zgjedhur emrin e preferuar për pankinën: Andoni Iraola.

Në orët e ardhshme pritet një takim vendimtar në Londër mes Ibrahimoviçit, Iraolës dhe pronarit Gerry Cardinale. Tekniku bask konsiderohet prioritet absolut për drejtimin e Milanit pas punës shumë të mirë të bërë me Bournemouthin, skuadër që ai e dërgoi në vendin e gjashtë në Premier League dhe në kualifikimin për UEFA Europa League.

Për 43-vjeçarin spanjoll thuhet se Milani ka gati një kontratë deri në vitin 2029, me pagë rreth 4 milionë euro në sezon. Iraola, ish-legjendë e Athletic Bilbaos si lojtar, do të largohet nga Bournemouthi në fund të sezonit, ndërsa interesi për të është i madh edhe nga Crystal Palace, Newcastle United dhe Bayer Leverkusen.

Megjithatë, drejtuesit kuqezi po mbajnë të hapura edhe alternativa të tjera. Mes emrave të përmendur janë Xavi Hernández, i papunë që prej largimit nga Barcelona, si dhe Thiago Motta, i cili është ende nën kontratë me Juventusin. Një tjetër profil që pëlqehet nga Ibrahimoviç është edhe Mark van Bommel, ish-trajner i Royal Antwerp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco