Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Roma zyrtarizon sulmuesin holandez deri në vitin 2030

Roma zyrtarizon sulmuesin holandez deri në vitin 2030

18:51, 26/05/2026

Roma ka zyrtarizuar blerjen përfundimtare të Donyell Malen. Sulmuesi holandez ka firmosur kontratë deri më 30 qershor 2030, ndërsa klubi verdhekuq i ka paguar rreth 25 milionë euro Aston Villa-s për kartonin e tij.

Malen ishte transferuar në janar në formë huazimi, por paraqitjet e tij bindën drejtuesit e Romës që ta blinin përfundimisht. Në 20 ndeshje me fanellën verdhekuqe, holandezi realizoi 15 gola, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Gian Piero Gasperini.

Vendimtar ishte edhe goli i tij ndaj Veronës në fitoren që i siguroi Romës kualifikimin në UEFA Champions League. Me 15 realizime, Malen kaloi rekordin e Mario Balotellit, i cili kishte shënuar 12 gola pas një transferimi dimëror në sezonin 2012/2013, duke u bërë kështu blerja më e suksesshme e merkatos së janarit në Serie A.

Përveç komunikatës zyrtare të klubit, vetë Malen publikoi edhe një video speciale në profilin e tij në Instagram. Në video, sulmuesi shihet duke lëvizur nëpër rrugicat e Romës me një “Ape Car”, përpara se të ndalojë në një osteri tradicionale. Teksa pinte një kafe, një person e pyet: “Je Bobby?”. Holandezi përgjigjet “Po”, ndërsa më pas vjen pyetja vendimtare: “Do të qëndrosh në Romë?”. Përgjigjja e Malenit ishte e qartë dhe në italisht perfekte: “Po, Bobby do të qëndrojë në Romë”.

Në sfond dëgjohej kënga e famshme ‘Roma, Roma, Roma’ e Antonello Venditti-t, duke ndezur menjëherë entuziazmin e tifozëve verdhekuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco