Bayer Leverkusen ka ndalur serinë prej pesë fitoresh radhazi të Leipzigut në Bundesligë, duke fituar 4-1 dhe duke u futur në zonën e top-katërshes dy javë para fundit të sezonit.
Ndeshja nisi me Leipzigun më agresiv, me Romulo Cardoso që rrezikoi dy herë në minutat e para: fillimisht me një goditje që shkoi jashtë dhe më pas me një tentativë që u ndal në vijën fatale nga mbrojtja.
Por Leverkusen goditi i pari. Nathan Tella përfitoi nga një top i shpejtë në zonë dhe asistoi për Patrik Schick, i cili shënoi për 1-0.
Skuadra vendase mori kontrollin dhe shumë shpejt ishte pranë golit të dytë, kur Tella nisi një kundërsulm nga e majta dhe gjeti sërish Schick, por goditja e këtij të fundit u ndal në vijën e portës.
Në fund të pjesës së parë, Leverkusen dyfishoi rezultatin. Tella u fut bukur në zonë dhe finalizoi një krosim të saktë të Aleix Garcías, duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe duke konfirmuar dominimin e vendasve.
Në pjesën e dytë, Leipzig tentoi të reagonte me ndryshime, por pa sukses. Leverkusen vazhdoi të krijojë raste, ndërsa Alejandro Grimaldo goditi traversën nga një goditje dënimi.
Në minutat e fundit, Schick vulosi fitoren me golin e tretë pas një aksioni të shpejtë, duke kompletuar ‘dopietën’ personale. Leipzigu shënoi vetëm një gol nderi me Christoph Baumgartner, por Leverkusen reagoi menjëherë dhe riktheu diferencën në 4-1 me hat-trickun e Schick.
Me këtë fitore, Leverkusen ngjitet në top-katërshe dhe merr fatin e vet në dorë në garën për Champions League, ndërsa Leipzigu mbetet shumë pranë objektivit, por ende nuk e ka siguruar matematikisht vendin në elitën evropiane.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: