Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Skuadrat e fundtabelës me ‘stof’ kampioni, gara për mbijetesë bëhet ‘triller’

Skuadrat e fundtabelës me ‘stof’ kampioni, gara për mbijetesë bëhet ‘triller’

18:06, 02/05/2026

Java e 34-t e Kategorisë Superiore dhuroi surpriza të shumta, me ekipet e fundit të tabelës që vendosën diktatin e tyre në fushë, ndryshe nga ç’ishin pritshmëritë.

Vllaznia – Bylis 0-2

Rezultat i papritur në Shkodër, ku Vllaznia vendëse u mposht 0-2 nga Bylisi, që vazhdon të besojë fort te mbijetesa. Golin e parë në “Loro Boriçi” e realizoi mesfushori brazilian, Walisson Nem. Rezultatin final e vulosi Gjiorgji Stoilov me penallti në minutë e 97'.

Partizani – Flamurtari 1-4

Vazhdon të zhgënjejë Partizani, që pësoi humbjen e radhës, këtë herë në shtëpi përballë Flamurtarit. Bolzan zhbllokoi takimin në minutën e 6-të, ndërsa shënoi sërish në minutën e 25-të. Dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Bytyçi i Partizanit shkurtoi diferencën në 1-2. Në pjesën e dytë, vlonjatët realizuan edhe dy gola të tjerë me autorë Bangalay dhe Maksuti.

Teuta – Tirana 0-1

Fitore shumë e rëndësishme për Tiranën, që mposhti në transfertë Teutën me rezultatin minimal 0-1. Golin e vetëm të takimit e shënoi Rimal Haxhiu në minutën e 77-të. Me këtë fitore, Tirana barazohet me pikë me skuadrën durrsake, e cila ka golaverazh më të mirë.

Dinamo – Egnatia 2-0

Dinamo shkëputet nga Partizani falë suksesit të pastër 2-0 ndaj Egnatias. Golat për ekipin kryeqytetas u shënuan nga nigeriani Malomo Ayodeji në minutat 15’ dhe 20’.

Vora – Elbasani 4-2

Gjashtë gola dhe Vora fituese në përballjen me Elbasanin. Serinë e golave e hapi Dario Daka që në minutën e katërt, ndërsa Boye barazoi në fillim të pjesës së dytë. Luis Felipe riktheu avantazhin për Vorën në minutën e 69-të, por dy minuta më pas barazoi Fatjon Bunjaku për 2-2. Në minutën e 77-të, Karrica kaloi sërish Vorën në epërsi dhe po ai vulosi fitoren 4-2 në minutën e 89-të.

Këto rezultate e kanë bërë edhe më të ethshme garën për mbijetesë, ku pesë ekipe nga vendi i gjashtë (Vora) deri në të dhjetin (Flamurtari) ndahen me vetëm tri pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco