Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Udineze rikthehet te fitorja, mposht Torinon dhe futet sërish në ‘top-10’

Udineze rikthehet te fitorja, mposht Torinon dhe futet sërish në ‘top-10’

17:18, 02/05/2026

Udinese rikthehet te fitorja në Serie A, duke mposhtur 2-0 Torino në “Stadio Friuli”, në ndeshjen hapëse të javës së 35-të. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Kosta Runjaic, që e rikthen ekipin mes dhjetë më të mirëve në renditje.

Para fillimit të takimit u mbajt një moment prekës në nderim të viktimave të tërmetit tragjik të vitit 1976, që goditi rëndë rajonin e Friulit. Më pas, sfida nisi me ritëm, ku vendasit panë t’u anulohej një gol i Nicolo Zaniolo-s për pozicion jashtë loje në minutën e 22-të, ndërsa më herët Adam Buksa kishte goditur shtyllën në një rast të pabesueshëm me portën e boshatisur.

Gjithsesi, Udineze arriti të kalonte në avantazh në fundin e pjesës së parë. Në minutën shtesë, Kingsley Ehizibue shfrytëzoi një pasiguri në mbrojtjen e Torinos dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Në pjesën e dytë, vendasit e nisën sërish fuqishëm dhe dyfishuan shifrat në minutën e 51-të. Thomas Kristensen u tregua më i shpejtë se të gjithë në zonë, duke shënuar me kokë pas një goditjeje nga këndi.

Me këtë fitore, Udineze ngjitet në kuotën e 47 pikëve dhe rikthehet në “Top-10” pas dy ndeshjesh pa fitore. Ndërkohë, Torino mbetet me 41 pikë në vendin e 13-të, duke humbur terren në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco