Los Angeles Lakers janë skuadra e katërt dhe e fundit që sigurojnë gjysmëfinalet e play-off-it në Konferencën e Perëndimit. Kalifornianët triumfuan 98-78 ndaj Houston Rockets në ndeshjen e gjashtë çerekfinale, duke mbyllur serinë 4-2 dhe duke avancuar më tej. Lideri i skuadrës, LeBron James, realizoi 28 pikë dhe udhëhoqi ekipin drejt një fitoreje të qartë. Në gjysmëfinale, Lakers do të përballen me Oklahoma City Thunder.
Ndërkohë, në Konferencën e Lindjes gjithçka mbetet e hapur, pasi tri seri do të vendosen në ndeshjen e shtatë vendimtare. Detroit Pistons barazuan 3-3 serinë ndaj Orlando Magic pas fitores 93-77. Cade Cunningham ishte protagonisti kryesor me 32 pikë, i mbështetur edhe nga Tobias Harris që shtoi 22 pikë.
Një tjetër duel dramatik u zhvillua mes Toronto Raptors dhe Cleveland Cavaliers, ku kanadezët fituan 112-110 pas kohës shtesë, duke barazuar serinë në 3-3. Ndeshja ishte shumë e luftuar deri në sekondat e fundit, ndërsa për Raptors diferencën e bënë Scottie Barnes, RJ Barrett dhe Gradey Dick (Walter), që së bashku realizuan 73 pikë.
Konferenca e Lindjes – çerekfinale:
Detroit – Orlando, 93-77 (3-3)
Boston Celtics – Philadelphia 76ers (3-3)
New York Knicks – Atlanta Hawks (4-2)
Cleveland – Toronto, 110-112 (3-3)
Konferenca e Perëndimit – çerekfinale:
Oklahoma – Phoenix Suns (4-0)
San Antonio Spurs – Portland Trail Blazers (4-1)
Denver Nuggets – Minnesota Timberwolves (2-4)
Lakers – Houston, 98-78 (4-2)
Konferenca e Perëndimit – gjysmëfinale:
Oklahoma – Lakers
San Antonio – Minnesota
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: